Kurti për homazhe te familjet e dy studenteve që vdiqën në aksident trafiku

Kurti për homazhe te familjet e dy studenteve që vdiqën në aksident trafiku

Aktuale March 18, 2025 - 11:02

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar për ngushëllime familjen Basha në Hodonoc dhe familjen Thaqi në Muqiverc.

Qeveria ka njoftuar sot se vizita e Kurtit te familjet e dy të rejave që vdiqën në aksident trafiku është realizuar të hënën, transmeton Zeri.info.

“I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryeministri u shprehu ngushëllimet me të thella familjeve Basha dhe Thaqi për humbjen tragjike të më të dashurave të tyre, Arbnora Bashës (23) dhe Antiana Thaqit (23). Ai gjithashtu i uroi familjes Basha shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë të vajzës së tyre, Arlinda Bashës, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti i të premtes së 14 marsit, që ua mori jetën Arbnorës dhe Antianës” thuhet në njoftim.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi ishin studente në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan. /Zëri