Plagosja në “Albi Mall”, kompania “Besa Security” me sqarim

Plagosja në “Albi Mall”, kompania “Besa Security” me sqarim

Aktuale March 17, 2025 - 14:36

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë së Kosovës, cak i kësaj grabitjeje ka qenë një furgon, i cili bën sigurimin dhe transportin e parave.

Pasi në kohën kur ka ndodhur ky incident, por edhe në fotografitë e pamjet e publikuara në media të ndryshme është shfaqur edhe kompania “Besa Security”, kjo e fundit ka dalë me një sqarim.

Kompania “Besa Security” ka theksuar se ata nuk kanë qenë cak i grabitësve, por një tjetër kompani.

Reagimi i plotë i kompanisë “Besa Security”, pa ndërhyrje:

Të nderuar,

Siç jeni në dijeni, në disa media është publikuar sot një lajm ku citohet se furgoni i kompanisë Besa Security ka qenë “cak i grabitësve” gjatë incidentit të ndodhur në Veternik. Dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk është e saktë.

Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.

Shprehim keqardhjen tonë për këtë incident dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit.

Për informacione të sakta, ftojmë mediat dhe opinionin publik të referohen tek burimet zyrtare të Besa Security. /Zëri