
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara
Aktuale
March 17, 2025 - 22:25
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj refuzimit të kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.
Haxhiu ka thënë se do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Zeri.info.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës.
Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, shkroi ministrja në Facebook. /Zëri