
Nesër varroset babai i Hashim Thaçit
Aktuale
March 17, 2025 - 11:24
Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Njoftimi u bë nga Komuna e Skenderajt.
Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim në orën 15:00.
Tutje është publikuar edhe agjenda e plotë e aktiviteteve nën patronazhin e kryetarit Fadil Nura.
“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.