
Ky është doktori që i qëndroi krahë Thaçit kur doli nga vizita e babait të tij
Aktuale
March 13, 2025 - 18:15
Ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka lënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij me gjendje të rënduar shëndetësore.
Në dalje, afër Thaçit ishte doktori Adriatik Berisha. Ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin.
Me gjasë, Adriatik Berisha, është edhe mjeku që e përcjellë gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit. /eo