A e mbështet NATO-ja zhvillimin e FSK-së si ushtri? Kështu përgjigjet Rutte
Foto: Laura Hasani

A e mbështet NATO-ja zhvillimin e FSK-së si ushtri? Kështu përgjigjet Rutte

Aktuale March 11, 2025 - 15:30

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri për mbrojtje territoriale dhe nëse NATO-ja ka ndryshuar qëndrim karshi kundërshtimeve që kishte pasur në vitin 2018 kur kishin kaluar ligjet për ushtrinë.

Rutte u kujdes të saktësojë sa i përket Aleancës së Atlantikut të Veriut – që kjo e fundit në Kosovë ka mandat vetëm me Rezolutën 1244 dhe se mbi të përcaktohet qëndrimi i vet.

“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë.

Ky është saktësisht mandati që NATO-ja ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të ngrihen çështje humanitare.

Këtë mandat kemi dhe punojmë çdo ditë për të”, tha Rutte.