
Sistemi prokurorial sfidohet nga mungesa e vazhdueshme e buxhetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës, ku është prezantuar Raporti i punës për vitin 2024.
këtë mbledhje janë diskutuar të arriturat dhe sfidat gjatë vitit 2024, ku po ashtu janë përfshirë objektivat dhe prioritetet.
Në këtë mbledhje u theksua sidomos mungesa e buxhetit, pasi sipas anëtarëve të këshillit qeveria nuk ka ndarë mjete as për pozitat që parashihen me ligj. Si mungesë e buxhetit u tha se prokuroret nuk kanë bashkëpunëtorë profesional edhe pse me ligj janë të parashikuara.
Sami Istrefi, drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka thënë se ka mungesë të vazhdueshme të buxhetit.
“Sekretariati ka pasur disa sfida gjatë viti 2024 në sistemin prokurorial ku është ballafaquar me theks të posaçëm mungesa e vazhdueshme e buxhetit gjë e cila po ndikon direkt në punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe prokuroritë të shtetit si në rekrutim të stafit të nevojshëm administrativ në realizimin e infrastrukturës për krijimin e kushteve minimale të punës të të punësuarve në sistemin prokurorial, si dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore ku janë paraparë me stafin administrativin dhe mungesa e stafit administrativ”, tha Istrefi. /EO