
Begaj nga Forumi i Bakut: Shqipëria ka nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen
Aktuale
March 13, 2025 - 13:17
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka qenë pjesë e Baku Gobal Forum.
Nga atje, Begaj tha se “Turning challenges into opportunities” nuk është thjesht synim, por një domosdoshmëri.
Ai madje shtoi se ajo se çka ka nevojë sot Shqipëria, është guximi dhe vizioni i qartë për paqen, për sigurinë, për rritjen ekonomike, për politika që ndryshojnë realisht jetët e qytetarëve.
“Ne kemi nevojë për një rend botëror ku ekonomitë janë të qëndrueshme, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira, por zgjidhen, ku shoqëritë forcohen jo nga ndarja, por nga solidariteti, ku paqja ndërtohet e konsolidohet mbi baza besimi e bashkëpunimi. Për të pasur një botë të jetueshme nesër, na duhet qëndrueshmëri në të sotmen”, u shpreh i pari i vendit.