
“Erhard Busek”, sheshi më i ri në kryeqytet
Në Prishtinë është inauguruar sheshi “Erhard Busek”, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se emërtimi i këtij sheshi u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë ambasadori i Austrisë në Kosovë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, raporton Zeri.info.
“Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon.
Ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan.
Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri