Takimi i gjeneralëve rikonfirmon bashkëpunimin e forcave Kosovë - Shqipëri

Takimi i gjeneralëve rikonfirmon bashkëpunimin e forcave Kosovë - Shqipëri

Aktuale March 13, 2025 - 12:36

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj.

Të dy gjeneralët gjatë takimit kanë rikonfirmuar bashkëpunimin ndërmjet forcave, si dhe u pajtuan për ngritjen e bashkëpunimit.

“Gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë duke dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër, gjeneral Pulaj falënderoi gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që personeli i FARSH-it dhe ai i FSK-së kanë realizuar së bashku në trajnime dhe shkollime të ndryshme. Në fund të dy gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FSK-së për këtë takim.