
Osmani për masakrën në Tregun e Mitrovicës: Akt barbar, që ua mori jetën qytetarëve të pafajshëm
Aktuale
March 13, 2025 - 12:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës, ku vdiqën shtatë persona dhe 128 të tjerë u lënduan.
E para e vendit u shpreh se ky sulm ishte i pamëshirshëm dhe një akt barbar që kishte për qëllim të mbillte frikë.
“Sot përkulemi me nderim përpara atyre që humbën jetën, përpara plagëve të një qyteti që u bë simbol i rezistencës. Në këtë përvjetor e përsërisim zotimin tonë: ne do të kujtojmë, ne kërkojmë drejtësi dhe ne ecim përpara.
Lavdi viktimave të masakrës së tregut të Mitrovicës! Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!”, shkroi Osmani. /Zëri