Specialja konfirmon vizitën e Thaçit: U lejua për arsye humanitare

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit: U lejua për arsye humanitare

Aktuale March 13, 2025 - 11:41

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku ka shkuar për ta vizituar babanë e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.