
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit komunal të Prishtinës ndaj gazetarës Statovci
Aktuale
March 13, 2025 - 09:47
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Meridiana Statovci
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e ashpër e seksiste të këshilltarit në Komunën e Prishtinës, Visar Geci ndaj gazetares Meridiana Statovci.
Geci ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet.
AGK-ja ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të distancohet nga ky veprim i Gecit.
“Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Zëri
