
Qytetari ia dhuron 26 ar truall Bashkësisë Islame në Pejë
Aktuale
March 13, 2025 - 09:34
Këtë të mërkurë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë një qytetar ka nënshkruar një dokument, me të cilin i ka dhuruar 26 ar truall.
Qytetari Tomor Kastrati nga fshati Graboc i Pejës është falënderuar nga kryetari i KBI-së, mulla Musli Arifaj, për këtë gjest, transmeton Zeri.info.
“Kryetari i KBI-së në Pejë, mulla Musli ef. Arifaj me bashkëpunëtorë falënderoi vakëflënësin për dhurimin e truallit duke lutur Allahun xh.sh. që t'ia shpërblejë me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret, dhe shembullin e z. Tomor Kastrati nga fshati Graboc - Pejë ta ndjekin edhe besimtarë të tjerë!”, ka njoftuar Bashkësia Islame në Pejë.