
Erërat e forta në Prishtinë, Komuna apel qytetarëve për kujdes
Aktuale
March 13, 2025 - 09:29
Sot në Prishtinë janë parashikuar erëra të forta deri 32 km/h dhe Komuna ka apeluar qytetarët për kujdes.
Në apelin e Komunës rekomandohen që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme, shkruan Zeri.info.
“Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive ose bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.
Të bëni kujdes gjatë qarkullimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Zëri