
Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit
Aktuale
March 13, 2025 - 08:37
Një publikim i organizatës “Atlas Institute” ka renditur Kosovën si një ndër vendet me më së shumti vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.
Në grafikun e publikuar, pas Kosovës vijnë Serbia, Shqipëria, Bulgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, raporton Zeri.info.
“PM 2.5 janë grimca të imta në ajër—30 herë më të vogla se një fije floku që hyjnë thellë në mushkëri dhe në gjak. Ato vijnë nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve, duke shkaktuar sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe goditje në tru”, thuhet në njoftim. /Zëri