LVV-ja qëllim ka të shtypë gazetarët e fjalën e lirë, thotë Hyseni

LVV-ja qëllim ka të shtypë gazetarët e fjalën e lirë, thotë Hyseni

Aktuale March 12, 2025 - 23:39

Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka reaguar në lidhje me dy rastet ku u sulmuan gazetarët.

Hyseni ka akuzuar pushtetin se po sulmon fjalën e ri dhe demokracinë, raporton Zeri.info.

“Duke abuzuar thellësisht me fuqinë që u buron nga pushteti, servilët e tij kanë dënuar tre gazetarët: Jehona Zhitia, Valon Bajrami dhe Arton Mulliqi, për shkak të mos-transmetimit në edicionin e vonë të lajmeve të një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti”, u shpreh ai.

Sipas tij, këto veprime tregojnë hapur qëllimin që ka partia në pushtet e që është të cënojë fjalën e lirë.

“Por, njerëzit e këtij pushteti nuk u ndalën me kaq. Përfaqësuesi i tyre, akuzoi gazetarët e një mediumi se punojnë për "media kriminale të vrasësve me pagesë".

Kjo është një sjellje e turpshme, ndaj së cilës duhet ta ngremë zërin secili prej nesh. Nuk duhet të tolerojmë askë dhe asgjë që cenon punën dhe profesionalizmin e askujt!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri