Mustafi për protestat masive në Serbi: Duket se Vuçiqi nuk e ka nën kontroll situatën

Mustafi për protestat masive në Serbi: Duket se Vuçiqi nuk e ka nën kontroll situatën

Aktuale March 12, 2025 - 22:46

Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke organizuar protesta masive në gjithë vendin.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se nervozizmi dhe sjellja se fundi e presidentit serb, Aleksander Vuçiq tregon se ai nuk e ka nën kontroll situatën dhe se mund të jetë fundi i tij.

“Vuçiq më këtë nervoz dhe mënyrën e sjelljes së tij kjo tregon që ai nuk e ka në kontroll situatën. Duke mos e pasur në kontroll situatën tregon se përfundimisht se në Serbi të jetë fillimi i fundit të tij dhe fillimi i një faze tjetër që ka të bëjë me demokratizimin e saj… ”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kërkesë e studentëve është një Qeveri teknike që sipas tij, nuk është pranuar nga Vuçiq pa organizim të zgjedhjeve – të cilat Mustafi tha se i fiton presidenti serb prapë.

“Njëra nga kërkesat e protestuesve nuk janë zgjedhjet për shkak se po të ishin kërkesë zgjedhjet atëherë Vuçiq do t’i mbante qysh nesër. Ai i fiton zgjedhjet ashtu siç i ka fituar më radhë  që nga moment kur është bërë kryeministër në Serbi. Kjo pasi ai ka gjeneru një mekanizëm që i fiton zgjedhjet sa herë që del në zgjedhje. Ajo që është kërkesë e protestuesve është që të ketë një qeveri teknike të cilën Vuçiq e ka refuzuar në mënyre të drejtpërdrejtë dhe ka thënë se nuk ka qeveri pa zgjedhje”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për aksidentin në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit, më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 persona.

Javëve të fundit, ata janë në krye të protestave masive që zhvillohen në shumë bashki e qytete. Studentëve u bashkohen edhe mijëra qytetarë të tjerë.