QKMF-së në Ferizaj i shtohet edhe një rëntgen për dhëmbë

QKMF-së në Ferizaj i shtohet edhe një rëntgen për dhëmbë

Aktuale March 12, 2025 - 13:50

Prej disa vitesh rëntgeni i dhëmbëve në fshatin Softaj të Ferizajt që ishte donacion nga një organizatë nuk ishte funksional, shkaku i disa defekteve teknike.

Ndërkohë për ta funksionalizuar atë është dashur që komuna ta punëson një teknik të Radiologjisë, por procesi pati telashe, pasi që ligji nuk ua lejonte QMF-ve nëpër lokalitete të kenë punonjës të tillë.

Ndërkohë, drejtoria komunale për Shëndetësi, ka riparuar e gjithë aparaturën dhe e ka sjellur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj për t’i shërbyer qytetarëve.

Kemajl Emini, drejtor për Shëndetësi, ka thënë se aparati i rëntgenit të dhëmbëve në QMF të Softaj, prej prurjes si donacion nuk ka qenë funksional shkaku i defekteve teknike.

“Duke e marrë parasysh edhe atë se në QMF në terrene nuk parashihet tekniku i radiologjisë për të punuar me këtë aparaturë, në bashkëpunimin me Katarin e që posedojmë e-mailat zyrtar, jemi pajtuar që ta sjellim atë pajisje në QKMF në Ferizaj për ta rregulluar dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Ndërsa sa i përket aparatit laboratorik, ka qenë një aparat automatik që bënë me qindra analiza në ditë, duke pa se në QMF në Softaj në bazë të statistikave bëhen vetëm disa analiza në ditë. Atëherë në bashkëpunim me organizatën Katar e kemi parë të arsyeshëm me dërguar një aparat gjysmë automatik, i cili bën analizat e nevojshme që i duhet një QMF-je dhe i cili po vazhdon të funksionoi në QMF të Softaj”, ka thënë Emini. /telegrafi