Meriman Suka akreditohet si atashe ushtarak i Kosovës në Turqi
Foto: Facebook

Meriman Suka akreditohet si atashe ushtarak i Kosovës në Turqi

Aktuale March 12, 2025 - 09:44

Nënkoloneli Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si atashe ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.

Në lidhje me këtë ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook.

“Është akredituar atasheu ynë ushtarak si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Republikën e Turqisë. Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me shtetin turk në aspektin e mbrojtjes, si dhe eksplorojmë projekte të reja ushtarake në të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci.