
Rohde shoqëron Rutten e delegacionin e tij në Kampin “Film City” në Prishtinë
Në Kosovë, paraditen e sotme ka mbërritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për takime me zyrtarë të shtetit.
Takimin e parë e zhvilloi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas së cilit të dy dolën në konferencë të përbashkët për media.
E shefi i NATO-s, në vizitën e tij në Kosovë po shoqërohet nga ambasadorët e shteteve aleate në NATO, mes tyre edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Aleancën Veriatlantike, Gesa Andreas von Geyer.
Kështu njoftoi zëdhënësi dhe përgjegjësi për kulturë dhe edukim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher.
Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i uroi mirëseardhje ambasadorit von Geyer, teksa së bashku edhe me shefin e NATO-s, Rutte, ata vizituan kampin e KFOR-it në Prishtinë, “Film City” për, siç tha diplomati gjerman në Kosovë, “t’u takuar mes të tjerëve ushtarë gjermanë dhe për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në misionet e NATO-s, KFOR & NALT, thelbësore për paqen dhe stabilitetin”.