
Ambasada e Gjermanisë i kthen në realitet komentuesit serbë
Aktuale
March 11, 2025 - 14:47
Një postim i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovës ka bërë që disa qytetarë serbë të komentojnë.
Në fotografinë ku theksohen malet e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës, komentuesit serbë i cilësojnë ato si pjesë të Serbisë.
“E gjithë kjo është Serbi”, shkruan një komentues serb.
Por, Ambasada i ktheu në realitet.
“Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, thuhet në komentin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
