
Ambasadori Ajeti njofton se shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë.
Përmes një video në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se tashme 16 landet gjermane dhe landate dhe mbi 5 mijë e 200 qendrat e regjistrimit civil kanë pranuar një qarkore nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, ku janë njoftuar për këtë ndryshim të rëndësishme për shtetasit e Kosovës.
Ai ka treguar se një gjë e tillë është bërë e mundur pas komunikimeve të shumta me institucionet gjermane.
“Në vazhdën e përpjekjeve tona të pandërprera dhe komunikimeve të shumta me institucionet gjermane, përkatësisht me kancelarin federale, ministrinë federale të punëve të jashtme, ministrinë federale të punëve të brendshme dhe ministrinë federale të drejtësisë kemi kërkuar që shtetasit e Kosovës të regjistrohet vetëm si shtetas të saj dhe assesi të mos evidentohet edhe si shtetas serbë. Jo vetëm 16 landet gjermane, por edhe mbi 5 mijë e 200 qendra të regjistrimit civil në krejt Gjermanin e kanë pranuar tashmë një qarkore nga ministria Federale e Punëve të Brendshme ku janë njoftuar për këtë ndryshim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës”, ka thënë ambasadori Ajeti.