Presidenca njofton se Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë pas takimit
Foto: Laura Hasani

Presidenca njofton se Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë pas takimit

Aktuale March 11, 2025 - 12:02

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë sot Kosovën.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Rutte do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi do të mbahet në orën 13:45, ndërsa më pas do të ketë një konferencë për media, transmeton Zeri.info.

“Mediat do të mundë të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Pas takimit, presidentja Osmani dhe sekretari i përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media”, njofton Presidenca. /Zëri