Vizita e Mark Ruttes në Kosovë, në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi
Foto: Zëri / Ilustrim

Vizita e Mark Ruttes në Kosovë, në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi

Aktuale March 11, 2025 - 08:09

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një vizitë dyditore.

Rutte do të jetë i pranishëm sot dhe nesër bashkë me një delegacion të NATO-s.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kohë të caktuara në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi, teksa qytetarët do të duhet të përdorin rrugë alternative.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në njoftim. /Zëri