
Sot vranët, temperaturat deri në 20 gradë
Aktuale
March 11, 2025 - 07:56
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga 0° C deri në 4° C, ndërsa maksimalet nga15° C deri në 20° C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.