Gjini e quan “çmenduri” mosparaqitjen e Kurtit në Prokurori
Foto: Laura Hasani

Gjini e quan “çmenduri” mosparaqitjen e Kurtit në Prokurori

Aktuale March 04, 2025 - 18:43

Politologu, Labinot Gjini ka deklaruar se Kurti nuk ka arritur ta kalojë nivelin e një militant polemik të partisë për të mbërritur sipas tij te një burrë shteti.

“Kurti nuk ka arritur kurrë ta kalojë nivelin e një militanti polemik të partisë dhe për të mbërritur të një burrë shteti. Nuk e ka kuptuar ende që ai është një kryeministër i shtetit dhe ai duhet të sillet si kryeministër i cili respekton institucionet dhe sidomos shtyllat kryesore të tij ndarja e pushtetit, drejtësinë, gjyqësorin dhe parlamentin”, ka deklaruar Gjini në tëvë1.

I pyetur për mos paraqitjen e tij në Prokurori, Gjini e quan “çmenduri”, që sipas tij është i obliguar që të shkojë të respektojë urdhrin e Gjykatës.

“Kjo është një çmenduri në veti e Kurtit i cili është militant partie i cili mendon se çdo gjë është raport force dhe jo raport institucional. Raporti i tij në mendjen e tij i forcës dhe i asaj që unë të nënshtroj dhe ti më nënshtron është një raport komplet i tejkaluar në mendësinë e shteteve moderne dhe e shteteve ku ka demokraci. Kur thërret prokurori në këtë rast gjyqësori thërret the jep urdhër për të paraqitur në gjykatë Kurti duhet ta dijë se ai është si çdo qytetar i këtij vendi i obliguar që të shkojë të respektojë këtë urdhër dhe është shembulli më i keq që mund ta jap i pari i shtetit duke bërë interpretime të çfarëdollojshme dhe duke kthyer institucionin e drejtësisë në një institucion në të cilën nuk mund t`i zë besë askush”, ka shtuar ai ndër të tjera.