Abdixhiku takohet me Oravin: LDK-ja do të angazhohet në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian

Abdixhiku takohet me Oravin: LDK-ja do të angazhohet në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian

Aktuale February 18, 2025 - 12:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

“Abdixhiku tha se LDK-ja do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.