
Të enjten, hapja solemne e 36-vjetorit të Grevës së Minatorëve të “Trepçës”
Këtë të enjte do të bëhet hapja solemne e 36-vjetorit të Grevës së Minatorëve të “Trepçës” të vitit 1989.
Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”.
Sipas njoftimit, hapja solemne do të bëhet më 20.02.2025, në orën 11:00, tek mensa e minatorëve në Stan Tërg të Mitrovicës.
Bëhet e ditur se në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore dhe artistike.
“Në manifestimin qendror do të marrin pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore dhe artistike, minatorë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të interesuar”, thuhet në njoftim.
Greva e Minatorëve të “Trepçës” në vitin 1989 ishte një grevë urie që zgjati tetë ditë, 20 – 28 shkurt dhe morën pjesë rreth një mijë e 300 minatorë.
Kjo grevë u realizua për ta mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, derisa u shndërrua në rezistencë gjithëpopullore kundër presionit të Serbisë.