Pas takimi me Sorensen, Kurti tregon tri kërkesat që i ka në dialog

Pas takimi me Sorensen, Kurti tregon tri kërkesat që i ka në dialog

Aktuale February 14, 2025 - 23:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re.

Kurti përmes në platformën X ka shkruar për tri kërkesat që i ka në dialogm të cilat janë që Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, si dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj. Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme”, ka shkruar Kurti.