![Peter Sorensen pas takimeve në Mynih: U pajtuam për nevojën për progres](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_Presi1739565978.jpg)
Peter Sorensen pas takimeve në Mynih: U pajtuam për nevojën për progres
Aktuale
February 14, 2025 - 21:25
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka shkruar në platformën X pët takimet në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sorensen ka thënë se pati disa takime ndër to edhe me liderët kosovarë.
“Mirëprita mundësinë në Konferencën e Sigurisë në Munih për takimet e para me partnerët e mi nga Kosova, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Tanja Misceviq”, ka shkruar ai.
Sorensen ka theksuar se "të gjithë u pajtuam për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për progres”.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_001739564785.jpg)