![Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_687517-S05fU4kmIM1739545510.png)
Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Aktuale
February 14, 2025 - 16:04
Një tjetër takim e ka zhvilluar kreu qeveritar, Albin Kurti, kë kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kryeministri takoi kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen.
Me parlamentaren finlandeze shefi i qeverisë diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.
Tuppurainen, shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.