Hyseni: Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan po merr një formë krejtësisht të re

Hyseni: Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan po merr një formë krejtësisht të re

Aktuale February 13, 2025 - 08:38

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e ri të objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, pas rrënimit të godinës së vjetër.

Për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve ka dalë edhe kryetari i Komunës së Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai theksoi se puna ka nisur me intensitet.

Sipas tij, pas rrënimit të objektit të vjetër, hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan po merr një formë krejtësisht të re.

“Me një investim prej 1 milion eurosh, ky projekt do të sjellë një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë për qytetarët tanë dhe gjithë vizitorët e studentët”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit theksoi më tej se ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh. /Zëri