Arrestohet ministri Damka, përplasje mes partive politike turke në Prizren

Arrestohet ministri Damka, përplasje mes partive politike turke në Prizren

Aktuale February 10, 2025 - 20:10

Pak orë pasi ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka shfrytëzopi të drejtën e votës, dyshohet se sulmoi e kanosi një kandidate për deputete të një partie tjetër turke.

Ngjarja ndodhi në këtë park, që është edhe afër selisë së PartisëDemokratike Turke të Kosovës, që udhëhiqet nga Damka, i cili është nën masën e ndalimit.

Ndonëse ishte prezent, për këtë nuk foli kandidatja Arda Maloku që u sulmua por u deklaruar kryetari i partisë.

Ertan Simitçi – Kryetar i Partisë turke Lëvizja Novatore tha se“Sa kam informata edhe nga dëshmitarët rasti ka ndodhur rastësisht por z.Damka që ka pasur problem me një person tjetër edhe ai personi ka ndodhur në parkun ku kanë qenë kandidatët tanë, ndoshta për shkak të presionit të zgjedhjeve edhe ka qenë afati i fundit për procesin e zgjedhjeve dhe është ndodhur kjo, unë si kryetar i partisë por edhe si përfaqësues i komunitetit turk më vjen keq që ka ndodhur ky rast..”

Përveç Damkës, në ndalim është edhe një familjar i tij, i cili dyshohet po ashtu për sulm dhe kanosje.

Petrit Kryeziu – Kryeprokuror në Prokurorinë në Prizren  deklaroi“Rreth ores 18:30 minuta janë paraqitur dy ankues në cilësinë e viktima është një burrë dhe një grua që janë viktima të një sulmi dhe një kanosje për jetë, me të marr këtë informacion kemi ndërmarr veprime dhe kemi siguruar edhe prova materiale dhe për këtë rast kemi tre të dyshuar ku si përfundim kemi vendosur që dy prej tyre të ndalohen për 48 orë.”

Sipas kryeprokurorit në Prizren, Damka kishte probleme edhe në të kaluarën, me personin tjetër që ka sulmuar.  

Petrit Kryeziu – Kryeprokuror në Prokurorinë në Prizren tha se “Në realitet nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, mund të ketë motive politike partiake por ajo që është e sigurt, i dyshuari i parë, për të cilën edhe ju interesoheni ka edhe një rast më hershëm me të dëmtuarin e dytë ku në atë rast që ka ndodhur vitin e kaluar i kanë cilësit e ndërruara, por ajo që ka ndodhur dje, janë dy parti rivale të komunitetit turk.”

Selia e partisë së ministrit Damka, ishte e mbyllur gjatë së hënës, por në një reagim në facebook, kanë thënë se këto janë akuza të pabaza dhe të rreme, duke akuzuar partinë tjetër, për veprime provokuese gjatë procesit zgjedhor.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka njoftuar se “Njoftojmë se kemi nisur procesin ligjor ndaj personave që gjatë procesit zgjedhor kanë ndërmarrë veprime provokative me synimin për të prishur qetësinë shoqërore dhe më pas kanë tentuar të mashtrojnë opinionin publik me akuza të pabaza. Akuzat e pavërteta ndaj Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, z. Fikrim Damka, tregojnë dëshpërimin e një mentaliteti përçarës, i cili e kupton se do ti humbasë zgjedhjet. Ne e dënojmë fuqishëm këtë lloj shpifjeje dhe provokimi dhe informojmë publikun se çështja i është referuar organeve kompetente dhe procesi ligjor do të ndiqet me vendosmëri.”

Procesi zgjedhor i së dielës, në tërë Kosovën, kryesisht ka qenë i qetë, derisa sipas raportit të policisë së Kosovës 7 raste të veprave të ndryshme penale janë shënuar në të gjithë që ndërlidhen me parregullsi në proces zgjedhor./dukagjini