![Qeveria nga opozita do të jetë qeveri njëvjeçare, thotë politilogu Koci](/uploads/zeri.info/images/2024/December/25/auto_Kuvend1735127758.jpg)
Qeveria nga opozita do të jetë qeveri njëvjeçare, thotë politilogu Koci
Politilogu, Melazim Koci tha se qeveria e cila mund të supozohet se krijohet nga partitë opozitare do të mund të bëhet e mundshme por që do të jetë qeveri e cila zgjat vetëm 1 vit qeverisje.
Koci u shpreh se do t’i mbetet “patatja e nxehtë” qeverisë së formuar pasi që VV-ja do ketë përpjekje të ngritjes në zgjedhjet e tjera.
“Kurti e bëri të qartë se nuk preferon koalicion me partitë opozitar. Dëgjuam nga Hamza se një koalicion i opozitës është i mundshëm dhe i afërt. Nëse bëhet, VV-ja ka më shumë 45-46 mandate, që mundëson kreun e Kuvendit dhe ia mundëson të pamundësoi zgjedhjen e presidentes pas një viti dhe shkuarjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo qeveri e cila që mund të supozohet nga opozita që mund të bëhet do të jetë qeveri njëvjeçare. Nuk do të ketë jetë më të gjatë”, tha Koci.
Koci tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka humbur në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Ndryshe, sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, Kadri Kryeziu – Ish-gjyqtar i Kushtetueses deklaroi se ishte i pritshëm duke u bazuar në punën e partive opozitare
“Jo e kam pritur këtë rezultat bazë punës së opozitës që VV-ja të mos e marr pushtetin absolut. Partitë e mëdha edhe kur të bijnë jesin të para. Por sistemi jonë zgjedhor e mundëson edhe partive të tjera ta themelojnë qeverinë. Është e para por të shohum”, tha Kryeziu./dukagjini