S’ka koalicion me LVV-në, thotë Hamza

S’ka koalicion me LVV-në, thotë Hamza

Aktuale February 10, 2025 - 16:41

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, partia në pushtet ka humbur votues, të cilët më pas shkuan te LDK dhe PDK.

“Si rezultat i votës suaj sot është një ditë ma ndryshe se dje. Vullneti juaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votive. Shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne dhe te LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si referendum për veten dhe qeverinë e tij”.

“Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Hamza.