Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Macronit

Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Macronit

Aktuale February 10, 2025 - 10:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

“Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”, thuhet në njoftimin e Presidencës, përcjell Zeri.info.

Gjithashtu Presidenca njofton se gjatë kësaj vizite do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar zotëria i parë, Prindon Sadriu. /Zëri