Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
Aktuale
February 10, 2025 - 14:42
Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.
A2 CNN mëson se kreu i Qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës, pas arrestimit të Veliajt.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë të bashkive të PS-së, si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS-së në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.