LVV-ja përkujton demonstratën e 10 shkurtit 2007
Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 18-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisaarit.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në orën 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balajt dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.
Kujtojmë se atë kohë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.
Përveç kësaj, mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune.
Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.