Kjo është gjendja e policëve që u sulmuan nga një votues në Podujevë

Kjo është gjendja e policëve që u sulmuan nga një votues në Podujevë

Aktuale February 09, 2025 - 11:43

Në SHFMU “Xheladin Rekaliu” sot ka ndodhur një incident, ku u raportua se dy policë u sulmuan nga një votues, që fillimisht e kishte fotografuar votën.

E mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë deklaroi se ndihmë mjekësore policët kanë kërkuar rreth orës 7:30.

“I kemi ofruar ndihmën e parë. Ata kanë pasur dhimbje dhe pezmatim të syve për shkak të sprejit, siç kanë thënë policët. Atyre më pas u është përmirësuar gjendja dhe janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm. Nuk kanë pasur ndonjë lëndim tjetër trupor serioz”, u shpreh mjeku Albon Uka.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se janë duke i mbledhur të gjitha informacionet edhe me hetuesi dhe se do të dalin me raport zyrtar për atë që ka ndodhur sot në këtë shkollë. /klankosova