Grenelli reagon ndaj Kurtit: Iluzionar, marrëdhëniet SHBA - Kosovë s’kanë qenë kurrë më të ulëta
Foto: Laura Hasani

Grenelli reagon ndaj Kurtit: Iluzionar, marrëdhëniet SHBA - Kosovë s’kanë qenë kurrë më të ulëta

Aktuale February 07, 2025 - 08:48

Emisari special i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, ka folur edhe sot për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Grenelli ka reaguar pas një deklarate të Kurtit, i cili kishte thënë se marrëdhëniet me SHBA - të janë më të forta se kurrë më parë, për çka emisari e ka mohuar duke thënë se “kurrë më të ulëta nuk kanë qenë”, transmeton Zeri.info.

“Iluzionar. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”, shkroi Grenelli në “X”. /Zëri