Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për vizitë

Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për vizitë

Aktuale February 06, 2025 - 19:39

Luka Misetiq, avokati i Hashim Thaçit, ka thënë se babai i ish-presidentit është shtrirë sërish në spital dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të lejohet Thaçi të vizitojë babanë e tij.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është shtritë në spital. Kemi kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepet një leje e shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar atë duke qenë bazë e arsyes dhembshuria”.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka thënë Misetiq.

Ndryshe, sot në orët e pasdites, miku i Thaçit dhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla ka vizituar Haxhi Thaçin në spital ku gjendet për trajtim mjekësor.

Image