![Haradinaj: Bislimi e Gërvalla u kërkuan zyrtarëve amerikanë të mos e takojnë Osmanin](/uploads/zeri.info/images/2025/February/05/auto_auto_auto_Vjosa_Osmani-Prindon_Sadriu-Donika_Gervalla-Manifesta-22_korrik_2022-Laura_Hasani_copy171740339917178467521738796265.jpg)
Haradinaj: Bislimi e Gërvalla u kërkuan zyrtarëve amerikanë të mos e takojnë Osmanin
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se burime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë konfirmuar se Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla u kanë kërkuar zyrtarëve amerikanë që të mos e takojnë presidenten Vjosa Osmani.
Sipas saj, ata kanë thënë që Osmani nuk e përfaqëson Kosovën dhe sipas tyre, nuk ka ndikim politik, përcjell Klankosova.tv.
“Diçka që e konfirmon panikun ndaj elektoratit të presidentes, apo ish-elektoratit të Guxo-s e konfirmojnë edhe disa burime të sigurta nga SHBA-ja, me këdo që është takuar z.Bislimi dhe Gërvalla, Ministrja e Jashtme, nga zyrtarët amerikanë, të gjithëve u kanë thënë “pse po e takoni presidenten, ajo nuk e përfaqëson Kosovën, nuk ka ndikim politik”.
“Me këdo që janë takuar në SHBA, “mos e takoni presidenten, ajo nuk e përfaqëson Kosovën dhe nuk ka ndikim”, është shprehur tutje Haradinaj.