![Grenelli shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkan, më së shumti përfitoi Kosova](/uploads/zeri.info/images/2021/November/10/auto_Richard_Grenell-i_derguari_special_per_bisedimet-Kosove-Serbi-23_janar_2020e-Laura_Hasani_copy1636545661.jpg)
Grenelli shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkan, më së shumti përfitoi Kosova
Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duke shpërndarë një postim të një faqeje në X, që shfaq financimet e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se taksat e amerikanëve janë shpenzuar për OJQ të krahut të majtë për nxitje të “politikave radikale”.
Grenelli këtë e quajti “mënyrë të pamatur” të shpenzimit të parave.
“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa – politikanët në Uashington DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera”, tha Grenelli.
Në këtë postim që ka shpërndarë Grenelli, Kosova është e para që ka përfituar ndihma nga USAID-i në vlerë të 537 milionë dollarëve.
Me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit më 24 janar urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane që janë zbatuar kryesisht përmes USAID-it.
Aktualisht në SHBA është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet që këto ndihma të përshtaten me politikën e jashtme të Trumpit.
ë
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 4, 2025
Hard working Americans pay taxes - politicians in Washington, DC spend that money recklessly.
Billion$ given to left wing NGOs to push radical policies in other countries.
Here’s a snippet from just USAid… https://t.co/CMEAuvVqFw