Urdhri i Trumpit për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID-it, Maliqi: Jemi në situatë pa qasje në qindra miliona

Urdhri i Trumpit për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID-it, Maliqi: Jemi në situatë pa qasje në qindra miliona

Aktuale February 05, 2025 - 10:36

Aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, ka thënë se vendimi i administratës “Trump” për pezullimin e stafit joesencial të USAID-it e prek shumë Kosovën.

Ai ka thënë se USAID-i në Kosovë ka pasur në zhvillim 17 projekte aktive në vlerë 156 milionë dollarë.

“Trumpi mbrëmë ka urdhëruar pezullimin nga puna të të gjithë ‘stafit joesencial’ të USAID-it në botë dhe rikthimin e tyre në SHBA – që efektivisht nënkupton mbyllje të veprimtarisë së saj të paktën në formën siç është sot”, ka thënë Maliqi.

“Sipas kësaj tabele të projekteve të USAID-it në Kosovë të përgatitur nga Instituti GAP, janë 17 projekte aktive në vlerë prej 156 milionë dollarë që preken dhe që nuk dihet se si dhe nëse mund të vazhdojnë”, ka deklaruar ai.