Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP-i: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Instituti GAP ka bërë të ditur se me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID-i.
GAP-i në një postim në Facebook shkruan se këto projekte japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndërsa po ashtu tregon se për cilat projekte bëhet fjalë.
Lexoni të plotë postimin e GAP-it:
Urdhri i presidentit të SHBA-së për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID-i që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile