Dedushaj konsiderohet si frymëzim i profesionistëve shëndetësorë: “Mjekësia për të s’ishte vetëm shkencë, por edhe mision”
Foto: Laura Hasani

Dedushaj konsiderohet si frymëzim i profesionistëve shëndetësorë: “Mjekësia për të s’ishte vetëm shkencë, por edhe mision”

Aktuale February 04, 2025 - 13:22
Akademia lamtumirëse, nderohet epidemiologu Isuf Dedushaj

Është mbajtur të martën mbledhja komemorative kushtuar epidemiologut të njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, i cili vdiq të shtunën në moshën në moshën 73-vjeçare.

Fjalë të mëdha për epidemiologun e njohur kosovar pati kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

Për të Rama tha se mjekësia nuk ishte thjesht vetëm shkencë, por edhe mision.

“Kushdo që e njihte, e njihte si shembulli i përkushtimit dhe nderit. Ishte një njëri që nuk e lëshonte zërin por kur fliste e dëgjonin të gjithë. Ai mësoi brezat e rinj të mjekëve jo vetëm si t’i trajtonin të sëmurit, por edhe se si ta kuptonin përgjegjësinë e profesionit të tyre. Për të, mjekësia nuk ishte thjesht vetëm shkencë, por mision. Ai nuk do të jetë kurrë një kujtim i largët, sepse do të mbete i freskët në auditorët ku ligjëroi, në spitalet e klinikat ku ai punoi, në sistemin e shëndetit publik që vetë e ndërtoi me mund e përkushtim”, ka thënë ai.

Image

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Sefedin Muçaj, tha se profesor Dedushaj ishte frymëzim i brezave të tërë studentësh dhe profesionistëve shëndetësorë.

“Ai ishte një pishtar i mjekisë kosovare, por dhe një vizionar që fokusin e vete shkencor dhe profesional e përvetësoi në librin enciklopedia. Ai ishte vetë enciklopedi. Profesor Dedushaj ishte dhe do të mbete një figurë emblematike e shëndetësisë publike, një akademik i përkushtuar, një studiues i jashtëzakonshëm, një shkencëtar, një udhëheqësi dhe një njeri me vlera të larta. Si i tillë profesor Dedushaj ishte një frymëzim i brezave të tërë studentësh dhe profesionistëve shëndetësor”, tha Muçaj.

Image

Ndërsa drejtoresha e IKSHPK-së, Ardita Baraku, foli për jetën dhe veprën e Dedushajt.

Tha se me librat e tij, sot zhvillojnë njohuritë e tyre mjekësore.

Image

“Dedushaj ishte epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë dhe shkencat e epidemiologjisë i zbatoi me shumë dashuri. Ashtu siç thoshte edhe ai ‘nuk ka bjeshkë e fashat në të cilin nuk kam shkuar dhe nuk kam vaksinuar’. Më këtë tregon se sa shumë e ka dashur punën, epidemiologjinë por edhe punën. Profesori ka vazhduar aktivitet e veta edhe në mësimdhënie. Profesori ishte edhe studiues, ka marr pjesë edhe në shumë konferenca e ka publikuar shumë për epidemiologji. Ka shkruar disa libra, të cilat ne vazhdojmë që të punojmë dhe t’i zhvillojmë njohurit tona në Kosovë”, u shpreh Baraku.

Image

Prof. Dr. Isuf Dedushaj ka qenë mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi.

Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Image

Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas të Drenicës. Në vitin 1976 punësohet në atë që quhej Enti Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin për epidemiologji më 20 maj të vitit 1980, duke u bërë kështu epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës, sipas biografisë së publikuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983.

Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë mbrojti tezën e doktoratës. Gjatë vitit 1986/1987 përfundoi subspecializimin në imunologji pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976 deri në vitin 1990.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka qenë edhe prodekan dhe dekan. Prof. Dedushaj ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare.

Image

Image

Image

Image

Image

Image