Aktakuzë ndaj një boshnjaku, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Aktakuzë ndaj një boshnjaku, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Aktuale January 24, 2025 - 14:13

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh., i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marrë pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim. /Zëri