Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës, në mbrëmje shkon në Podujevë

Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës, në mbrëmje shkon në Podujevë

Aktuale January 21, 2025 - 08:15

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sot do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Në orën 10:00 do të bëjë homazhe te varri i Rugovës, më pas do të shkojë për vizitë te familja Rugova.

Në ora 12:00 mbahet promovimi i librit “Rugova prijësi intelektual”, nga fondacioni “Rugova” i përgatitur nga Ndue Ukaj. Promovimi do të bëhet në ambientet e shkollës politike “Ibrahim Rugova”.

Pastaj, Abdixhiku vazhdon me aktivitete elektorale ku në orën 18:00 do të mbajë tubim elektoral në Vushtrri.

Ndërkaq në orën 20:00 do të mbajë takim me qytetarët e qendrës në Podujevë.