Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale January 21, 2025 - 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me mjegull.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5° C dhe -2° C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2° C deri në 6° C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Zëri